21 marsi është një ditë speciale në familjen e Vera Grabocka. Producentja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen e saj të 72-të.
Mes urimeve të shumta Vera mori një shumë të veçantë dhe shumë romantik nga bashkëshorti i saj.
Timo Flloko në rrjete sociale ka publikuar një poezi që i dedikohet Verës duke ndarë edhe një pamje të rrallë nga rinia e tyre.
Dedikimi i Timo Fllokos për Vera Grabockën:
“21 Mars, ekuinoks
Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.
E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.
Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.
Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.
Happy Birthday Love Of My Life”