Mesa duket kohët e fundit Armaldo po bën një lojë të dyfishtë në shtëpi, duke shkuar sa nga ana e Oltës tek ana e Luizit.
Pas debatit që Armaldo pati me Luizin dhe u pozicionua nga Olta, veprim që u kometua si një strategji për t’i shpëtuar nominimit, tashmë ai ka bërë një tjetër veprim që ka acaruar aktoren.
Teksa ishin duke diskutuar për votat që secili ka dhënë për liderin, Olta dëgjoi që Maestro ia ka dhënë votën Kiarës.
Kjo e acaroi aq shumë aktoren, saqë i bëri të ditur se në mundësinë tjetër që do ketë në dorë, do ta përdorë për ta nxjerrë në nominim.
“Ky nuk rri dot pa bërë kështu… dhe unë nuk rri dot pa i tregu që bën kështu…’- i tha Olta, ndërsa Maestros i ngriu buzëqeshja, dhe ndonëse vijoi të thoshte se ajo e kishte gabim, fjalët e tij nuk e bidën aktoren.
‘Me këtë i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen një mundësi ty do të shkatërroj. Se zarfin e kuq e kisha, kam ndërruar nominimin se ti e di shumë mirë vetëm që të mos dilje në nominim sepse shpëtove i fundit dhe ishe gati për të ikur. E ndryshova komplet’, tha ajo.