[ad_1]
Sipas një raporti të publikuar nga Wired, SkyWatch dhe Global Fishing Watch, vendndodhjet e mëse 100 luftanijeve janë falsifikuar që prej Gushtit të 2020-ës përfshirë atë të aeroplanmbajtëses Mbretëresha Elizabet dhe shkatërruesit Amerikan Roosevelt.
Në disa raste, informacionet e rreme të anijeve luftarake që hyjnë në ujëra territorialë të kontestuar mund të bëhen shkak për incidente ndërkombëtare.
Informacionet e rreme për vendndodhjen e anijeve erdhën nga marrësit AIS ndërsa satelitët tregonin pozicionet e sakta. Prej disa vitesh Global Fishing Watch ka hetuar pozicione të rreme të AIS, por kjo është hera e parë që e shikon tek anije të vërteta.
Nuk dihet kush po falsifikon vendndodhjet dhe pse. Analistët thonë se manipulimi i këtyre të dhënave janë karakteristikë e Rusisë. Pothuajse të gjitha anijet e prekura ishin nga vende Evropiane ose vende anëtare të NATO-s. Teorikisht Rusia duke manipuluar këto informacione mund ta paraqesë Evropën dhe NATO-n si agresorë duke treguar vendndodhjen e tyre në ujërat territoriale të Rusisë. /PCWorld Albanian
[ad_2]