Dalja e Olta Gixharit mbrëmjen e sotme nuk ka qenë e vetmja surprizë e Prime-t, teksa Arbana Osmani ka bërë me dije se produksioni ka vendosur që të rikthejë në shtëpi 4 ish-banorë.
Kështu, publiku do të ketë mundësi të votojë për emrat që ata duan të rikthejnë në reality show, teksa do mund të zgjedhin mes: Efit, Ronaldos, Kiarës, Valbonës, Mikelës, Shpatit, Gentit, Xhonatanit, Enit, Tanit dhe Bledit duke qenë se këta janë ish-konkurentët që kanë pranuar të jenë sërish pjesë e programit.
Sipas Arbanës, vetëm një prej këtyre banorëve do të ketë mundësinë të shkojë deri në finale, të marrë cmimin prej 10 mijë eurosh që do të marrë kushdo që arrin finalen, ndërsa nëse fitojnë programin, çmimi për t’a do jetë 50 mijë euro.
Po ashtu ata nuk duhet të japin asnjë informacion nga jashtë dhe nëse e bëjnë, nuk do të kenë paralajmërim, por përjashtim direkt.
Mbetet të presim se cilët do të zgjedhë publiku.