Ruthie Tompson, gruaja që i dha jetë personazhit më të famshëm, atij të “Borëbardhës” është ndarë na jeta në moshën 111 vjeçare. Karrierën e saj Ruth e nisi pikërisht ai animatore e filmit “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, që ishte në fakt edhe filmi i parë i gjatë i animuar i “Disney”.
Tompson “ndërroi jetë paqësisht në gjumë” të dielën në shtëpinë e saj në “Motion Picture and Television Fund” në Ëoodland Hills, California, bëri të ditur kompania “Walt Disney” në një deklaratë.
Ruthie arriti shumë gjatë jetës së saj, duke u bërë një nga tre gratë e para të ftuara për t’u bashkuar në “Unionin Ndërkombëtar të Fotografëve, Lokal 659” të IATSE, në vitin 1952.
Tompson njihej gjithashtu si një nga punonjëset më jetëgjata së bashku me themeluesit Walt dhe Roy Disney. Ajo u vendos në “Hall of Fame” të “Disney Legend” në vitin 2000 për kontributet e saj të jashtëzakonshme në “The Walt Disney Company”.
Ruthie punoi gjithashtu me klasikët e tjerë të “Disney” si: “Pinocchio”, “Dumbo”, “Bambi” dhe “Bukuroshja e Fjetur”. /revistawho.com