Misioni i dhënë nga “Vëllai i madh” për vajzat ditën e djeshme, ka shkaktuar një krisje mes Kiarës dhe Luizit.
Të gjitha vajzat duhet mos t’u flisnin fare djemve deri në mbrëmje, e nëse arrinin ta përmbushnin me sukses, do të merrnin një avantazh në lojë.
Mirëpo, Luizi nuk donte t’i lejonte vajzat të fitonin kështu që bllokoi Kiarës mes lavamanëve derisa ajo t’i fliste për ta lënë të dilte prej aty.
Por kjo mënyrë e Luizit nuk shkoi aspak mirë pasi Kiara u ndje keq dhe filloi të qante nga presioni i tij.
Pasi loja u prish, çifti kanë debatuar për orë me rradhë deri në mbrëmje.
Kiara iu drejtua Luizit se ai bën gjithçka për lojë, madje e hedh edhe atë poshtë. Ajo e shihte absurd faktin që ai e shihte duke qarë dhe vazhdonte t’a mbante të izoluar vetëm për lojën.
Ndërsa nga ana tjetër Luizi u shpreh se nëse misioni do të ishte vetëm për Kiarën, normalisht do t’a linte të fitonte.
Duke qenë gjithë vajzat në mision, ai pa në rrezik Tanin nga meshkujt pasi ai nuk ka imunitet, në rast se avantazhi për vajzat do të kishte të bënte me nominimet.
https://www.instagram.com/reel/CpM9reiONxh/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Debati i tyre shkoi deri në pikën ku Kiara iu drejtua me fjalët: “Sa vjen e po bën gabime. Kush je ti që më pengon mua rrugën? Është absurde. Më ke thënë që nuk kam parë gjë akoma, ama ka ca limite, të cilat ti duhet ti respektosh. Nëse nuk i respekton, ja ku e ke derën dil jashtë, po ta them me sinqeritetin më të madh. Sado që ta dua një njeri, kam edhe forcën që ta stopoj veten.”
https://www.instagram.com/reel/CpM-AoQNd7O/?igshid=YmMyMTA2M2Y=