Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis “Kepi i VIP-ave”.
Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP.
Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Në këtë sezon të “Kepi i Vip-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë.
Vetëm pak më parë është zbuluar edhe një tjetër personazh VIP, i cili do të jetë pjesë e këtij formati dhe ai është Shpat Kërleshi.
Këtë na e ka zbuluar vetë ai, pasi ka postuar një video me Keisi Medinin dhe Ronaldo Sharkën nga xhirimet në Turqi.