Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit, e cila u zbulua vetëm pak javë më parë. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto të kryera gjatë gërmimeve. Rama thekson se sipas studimeve paraprake vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Sipas kryeministrit zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.
“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.
Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.
Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore”, shkruan Rama në postim.
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158952768696523/
Varret masive në Përmet u zbuluan gjatë punimeve për infrastrukturën e qytetit. Shoqata antikomuniste e të përndjekurve pretendon se këto varre i përkasin të zhdukurve nga diktatura komuniste pasi zona është në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme.
Kryetari i kësaj shoqate Nebil Çika ka thënë më herët për “VOA” se në diktaturën komuniste zona ku janë gjetur varret ka qenë një repart ushtarak i Ministrisë së Brendshme ku nga të dhënat arkivore dhe dëshmitë dyshohet se kryheshin ekzekutime të kundërshtarëve politikë.
Ndërsa Bektash Osmani ish-i përndjekur politik në Përmet thotë se të dhënat e kohës dëshmojnë se në këtë zonë u pushkatua një klerik katolik, Dom Gjergj Gjeçaj dhe familjarët e kanë kërkuar trupin e tij. Bektashi është shprehur për “VOA” se në zonë duhet të ketë edhe varre të tjera, sepse nga bisedat që ka bërë me inxhinierët e kompanisë zona ku janë gjetur varret duket se është fillimi dhe mund të jetë më e gjerë