Valbona Mema mori vendimin për të lënë shtëpinë e “Big Brother VIP” ditën e sotme për shkak të gjendjes shëndetësore të një prej familjarëve të saj.
Gjatë këtij rrugëtimi, këngëtarja ishte kthyer në një konkurrentet e preferuara të publikut.
Pas komunikimit të vendimit, të shumta ishin reagimet e mbështetësve të saj në rrjetet sociale, mirëpo edhe banorët e tjerë të shtëpisë nuk e pritën mirë largimin e Valbonës.
Ata u panë të merzitur dhe u shprehën se Bona do t’i mungojë shtëpisë, mirëpo reagimi i Oltës ishte ai që rrëmbeu vëmendjen.
Aktorja e mori situatën me të qeshur tek shtoi se me largimin e këngëtares, shtëpinë do ta mbyste pisllëku.
“Ne morëm fund tani që iku Bona, do na kapi zhuli“- tha Olta, ndërsa Kiara mbeti e habitur nga reagimi i saj.
Ndaj, Olta sqaroi se në situata serioze e kap e qeshura me qëllim që të çdramatizojë gjendjen.
“Më falni po për ta çdramatizuar situatën. Ti s’ke marr pluhurat akoma. Unë në situata shumë dramatike më kap e qeshura. Nëse më shifni që qesh e kam ngërç e kam sqaruar 100 herë.”