Vajza e Madonnas i futet muzikës, publikon klipin e parë (VIDEO)

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, është duke ndjekur hapat e nënës së saj Mbretëresha e Pop-it, duke nisur karrierën e saj muzikore me këngën e saj debutuese solo.

Modelja 25-vjeçare, publikoi të mërkurën këngën e saj të parë “Lock and Key” nën emrin Lolahol.

Kënga përmban një referencë të dukshme për Lady Gaga-n pasi identifikohen në vargjet:

“Pa gjumë, autobus, klub, “asnjë klub, “as klub, aeroplan, vendi tjetër, pa gjumë, pa frikë”.

Nuk është një zgjedhje e rastësishme pasi Madonna dhe Lady Gaga, kanë pasur konflike në të kaluarën e tyre.

Videoja tregon Lourdes që fillimisht endet rrugëve të Nju Jorkut, përpara se të përfundonte në një plazh.

Aty ajo shfaqet me një pamje mjaft provokuese, e cila i lë pak imagjinatës të “luajë” me ujin, ndërsa “teston” hapjet e saj.

Tashmë komentet e para pozitive janë shfaqur nën video në YouTube, ku fansat e saj dhe të ëmës e cilësojnë këngën e saj si një “diamant” dhe veten “princeshë pop”.