Rudina Dembacaj ka qene gjithmone ne qender te vemendjes per mediat roze, dhe jo pa ndonje arsye.
Pak dite me pare, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Dasma e tyre u organizua me nje numer te kufizuar te ftuarish per shkak te kriterit qe çifti vendosi. Ata kerkuar certifikate vaksinimi per te hyre ne dasme.
Në mesin e qindra të ftuarve mungoi një person shumë i rëndësishëm, vajza e madhe e Markut.
Në disa fotografi të publikuara nga Rudina në rrjetet sociale nga dita e dasmës shihet vajza e saj, vajza e dytë e Markut dhe djali.
Kjo bëri që ndjekësit ta “bombardojnë” prezantuesen me komente e kritika të shumta, ndërkohë Rudina iu përgjigj duke zbuluar arsyen e mungesës së saj.
“Pse mungon vajza e madhe e Markut në postimet e tua”, e pyet një nga ndjekësit,
“Nuk do të jetë publike”, është përgjigjur aktorja.
Ndërsa një tjetër shkruan:
“As në dasmë nuk ishte Mara, dhe në status tani e shtove. Si e shpjegon????!”,
“Është në Amerikë shpirti. Ti hëngsha pikëpyetjet”, ka sqaruar Rudina.
Në mesin e tyre kishte kritika të ashpëra se si bënë dasmën kur gruaja e parë e Markut kishte ndërruar jetë, por pati edhe komente pozitive që e përkrahnin aktoren.