Pak më parë Kristi u thirr në dhomë e rrëfimit për të folur për atë çka ngritur dyshime prej ditësh përsa i përket romancës së tij me Keisin, lidhjen e lënë pezull jashtë.
Vetë Kristi ka pranuar disa javë më parë se ka lënë një lidhje të hapur jashtë, mirëpo mbrëmjen e sotme ai pak a shumë e ka mohuar këtë gjë, shkruan Lokimagazine.com
Gjatë klipit të trasmetuar Kristi u shpreh se lidhja e tij jashtë është mbyllur, ndërsa teksa u pyet nga Arbana, ai tha se “çfarëdo të ketë ndodhur jashtë, do e përballojë vetë”, duke iu referuar kështu reagimit që mund të ketë bërë vajza në fjalë përsa i përket lidhjes së tij me Keisin.
Mirëpo vetëm pak më parë Zaza (vajza që pret jashtë Kristin) ka bërë një reagim publik dhe ka ndarë bidedat private me Kristin, ku ai i premtonte se do të vazhdonte të ishte me të.
Kristi: Do të mbaj për vete mos u shqetëso.
Zemra ime e do tënden.
Të dua zemërush.
Zaza: Nuk e di çfarë të them më. Të dua.
Kristi: (Qesh) Mbaje për më vonë.
Zaza: Do doja të të përqafoja.
Kristi: Të dua
Ndërsa më pas ajo ka ndarë një tjetër postim, ku ka shkruar: “Ushqeni një gjarpër. Duaje një gjarpër. Respektoni një gjarpër. Lutuni për një gjarpër. Nuk ka rëndësi… ai ende do të të kafshojë”. /Lokimagazine.com