Dihet se Luizi krijoi një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me Efin, aq sa kjo e fundit cilësohej si krahu i tij i djathtë në lojë.
Edhe pas eleminimit nga shtëpia, Efi e ka treguar disa herë mbështetjen e saj për Luizin gjatë situatave të ndryshme në të cilat ai është përfshirë.
Pavarësisht diskutimeve që kanë ndodhur pas largimit të Efit, shoqja e Luizit e cila menaxhon llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit, nuk është ndikuar aspak nga përpjekjet e produksionit për të krisur miqësinë e ish-konkurrentes së “Për’puthen” me Luizin.
Ditën e sotme Efi feston ditëlindjen e me këtë rast nuk ka munguar një urim nga Instagrami i Luizit.
Personi që menaxhon llogarinë e tij i ka uruar Efit një jetë të mbushur me emocione dhe ndjenja të bukura, tek e ka quajtur ‘shefja e diplomacisë’, ashtu siç e quante Luizu brenda BBV.
“Shefja e diplomacisë! Të urojmë edhe shumë vite të lumtura e të gëzuara pranë njerëzve të zemrës. Paç një jetë të mbushur plot emocione dhe ndjenja të mira. Të duar “me taman” fort njësoj si Luizi“- shkruhet në postim.

