Pasi llogaria e tij e parë e Instagramit u mbyll teksa numëronte rreth 680 mijë ndjekës, Luiz Ejlli ka tashmë një profil të ri.
Kiara Tito bëri me dije pak më parë se ashtu siç Luizi dëshiroi, i hapi atij një llogari të re Instagrami, ku deri më tani ka arritur në plot 157 mijë ndjekës.
Llogaria e Luizit do të menaxhohet nga Kiara deri sa këngëtari të dalë nga “Big Brother VIP”.
Mirëpo përpos numrit të madh të ndjekësve në kaq pak kohë, një tjetër detaj ka marrë vëmendje.
Vihet re se llogaria e re e Luizit ndjek rreth 40 persona, por si për çudi nuk është motra e Luizit si dhe asnjë familjar tjetër i tij.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar as publikut, të cilët shprehen të çuditur se pse ky vendim i Kiarës për të mos ndjekur asnjë familjar të Luizit.
“Cuditem se kjo faqe nuk ndjek Nenen, morten apo mbesat e tij..se mbeshtesit me te afert as qe behet fjale..per te mbeshtetur ate kane arrit deri ne kercenime..! Gjithashtu cudia me e madhe eshte se kjo faqe ndjek vetem autoren e bbv dhe faqen. zyrtare te BBV dhe TCH..mos eshte ne kontrollin e tyre..!?”, shkruan një ndjekës.