Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të “Big Brother VIP”, Luizi surprizoi Kiarën duke i propozuar për martesë, dhe sigurisht që ajo tha PO!
Këtë moment të ëmbël e komentoi një pjesë e madhe e publikut, por mungoi një: Olta Gixhari.
Ndryshe nga shumë persona që e suportuan çiftin duke shpërndarë momentin e tyre në rrjetet sociale, aktorja nuk u pa asgjëkundi. Pavarësisht se ajo është me pushime, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, madje duke ndarë dhe momente nga koha e saj në “Big Brother”.
Olta ka patur mjaft afrimitet me Kiarën në reality show, pavarësisht rivalitetit që kishte në kuadër të lojës me Luizin. /Lokimagazine.com