Pavarësisht ribashkimit të saj me Bradley Cooper, burimet e reja tregojnë se supermodelja Irina Shayk ka një “fiksim” për Tom Brady.
Të dy morën pjesë në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick gjatë fundjavës. “Ajo rrallëherë largohej”.
Burimet zbuluan se bukuroshja ruse ishte fiksuar me Brady dhe po ‘vuan’ për vëmendjen e tij. Por, sipas informacioneve, Tom i ka shprehur një miku të tij se nuk ishte i interesuar për një lidhje romantike me modelen e Victoria’s Secret.
Duket se Brady për momentin nuk ka interes të dalë me ndonjë femër.
Tom është beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë.