Hyrja e Kiarës dhe Efit për herë të dytë në BBV, nuk u prit dhe aq mirë nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili pati dhe debate me to në studio.
Mirëpo tashmë që dy banoret janë sërish pjesë e reality show-t, Hajdari ka habitur me postimin e tij në InstaStory.
“Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: Të hift vetja në qef“, shkruhej në postimin e Arbër Hajdarit dhe menjëherë u morr si një “thumb” ndaj Kiarës dhe Efit.
Sa i përket ri-hyrjes së 4 banorëve në BBV, Arbana bëri të ditur se vetëm një prej tyre do të ketë mundësinë për të shkuar në finale.