“Unë i thashë nuk e dua, u zumë…”, Orgesa Zaimi zbulon se ç’ndodhi mes saj dhe Luiza Gegës në prapaskenë

Ne puntaten e kaluar te “Dance Albania” ndodhen nje mori ngjarjesh, duke permendur komentet pikante te Ermal Mamaqit per Arta Nitajn, debati i Iglit me Ilirin si dhe largimi i Luiza Geges nga programi.

Persa i perket ngjarjes se fundit, edhe pse fitoi kupën e mbrëmjes, Luiza vendosi që t’ia jepte Orgesa Zaimit teksa kerkoi dhe largimin.

Diten e sotme, e ftuar ne “Rudina Magjistari”, kengetarja ka treguar se cfare ndodhi ne prapaskene.

“Unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua, dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti. Unë u mërzita shumë që Luiza u largua. Ne nuk e prisnim, sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët. Nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi”, tha ajo.