Duket se thumbat per dyshen Mevlan – Shqipe ndaj njeri tjetrit nuk kane te ndalur.
Shqipe Hysenaj foli sërish për debatin me Mevlanin. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ish- konkurrentja e “Përputhen” tha se ai nuk duhet të flasë më, pasi ka qenë ajo që i dha famën.
“Nxori një video dhe i thashë ‘hajt se jemi larë’. U mbyll. Kurse tani vazhdon e flet prapë. Po mos fol se unë do replikoj e do mbroj veten.
Ai po më gjuan, po më sulmon e unë do mbrohem, s’ do e lejoj të më nxjerrë keq pa qenë unë keq. Se me thënë të drejten Bieta, s’e kam problem t’i them Mevlanit ‘po, unë të kërkova që të merrja pjesë në klip’.Ska ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “folloëers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëhere faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah.
Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, sqaroi ajo, ndërsa më tej i kërkoi live të ballafaqohen. /TCH