Prime-n e kaluar, Arbana Osmani bëri të ditur se pas një sërë thyerje rregullash nga banorët, “Vëllai i madh” ka marrë një ultimatum.
Teksa lexoi zarfin e zi, moderatorja theksoi se nuk do ketë më tolerime dhe cdo thyerje rregullash do përfundojë me skualifikimin e tij/saj.
Nuk vonoi shumë që ky ultimatim të vihej në zbatim pasi në më pak se 24 orë pas zarfit të zi, për thyerje rregullash, u skualifikua Ermiona dhe Eva.
Mirëpo duket se edhe dy banorë të tjerë rrezikojnë dënimin nga produksioni, të paktën sipas Luizit. Në biseda të ndryshme me banorët, Luzi është shprehur shpesh se e shtuna mund t’a gjejë të eleminuar nga reality show.
Arsyeja sipas këngëtarit është debati që pati me Evën, i cili mund të keqinterpretohet nga të tjerët dhe të merret si “dhunë psikologjike”.
“A e di se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën? Për atë që ndodhi me Evën. Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë, mund ta ekzagjerojnë. Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë. Në atë moment që e kemi bërë atë debat, e kanë parë edhe shumë fëmijë. Kanë parë një djalë që është djali i asaj me moshë, duke i kthyer fjalë. Çfarë mesazhi është ky? Mund të iki shtunën, në lidhje atë rastin me Evën. Është si herën tjetër, që ndodhi rasti me Kiarën, nuk e sollën zarfin e zi direkt, por e sollën të martën. Mënyra se si kam folur me të mund të diskutohet”- u shpreh Luizi.
Mirëpo këngëtari nuk ia “qau” hallin vetëm vetes por edhe Armaldos. Luizi shtoi se fjala “capacul” e përdorur nga tenori mbrëmë ndaj tij, e cila pasoi në një diskutim, mund ta përdorë si “armë” për ta eleminuar Armaldon nga shtëpia.
Luizi tha se kur iu drejtua Armaldos me fjalën “çapaçul” javë më parë, u diskutua mjaft në Prime dhe tenori u shpreh i ofenduar. Luizi thotë se tani edhe ai ka të drejtë të ndjehet i fyer nga fjala e tij, e cila erdhi pas ultimatumit nga “Vëllai i Madh”.
“Mua ai sot më tha “çapaçul”, por kur unë ia thash atij u bë nami, e diskutuam gjatë dhe ai tha se u ndje i fyer. Tani edhe unë ndjehem i fyer, por puna është se ai e tha pas zarfit të zi që na u dha ultimatum për ofendimte. Kujton se ia harroj unë atij çfarë më ka bërë, të betohem në shpirt të babit që nuk ia harroj. Do i paguajnë çfarë na kanë bërë, ty (Kiarës) dhe mua. Unë jam ndjerë i fyer, do ankohem. “Edhe 100 vjehrri o çapaçul”, tha, e dëgjova”