Ulje e lehtë temperaturash dhe reshje lokale shiu deri në fundjavë, kështu do të ndryshojë moti

Mot i kthjellët do të mbizotërojë në vend deri në orët e pasdites, ku në zonat malore, kryesisht veri-verilindje të Shqipërisë, do të ketë kalime vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 22 deri në 29 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët e me diell, vende-vende edhe mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 20 deri në 26 °C.

E diela nis me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasditja do të jetë me kthjellime. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 20 deri në 29 °C.

/revistawho.com