“Ulërimat e mia mund t’i kenë dëgjuar të gjithë”! Fjodora Fjora rrëfen situatën tmerruese që kaloi me të birin

Fjododora Fjora është një ndër moderatoret më të dashura të punlikut, e cila rrallë herë flet rreth jetës së saj private dhe familjes.

Se fundmi, ajo ka rrëfyer një situatë tronditëse që i ka ndodhur vite më parë.

Fjodora tregoi se si djali i saj i ka ikur nga duart teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.

Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.

Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!”– tha ajo.