U “zhduk” nga Instagrami pasi i zbuluan të dashurin, Kejvina kthehet dhe “çmend” rrjetin

Javë më parë Kejvina Kthella u bë kryetemë pasi u gjend në një video të publikuar nga këngëtarja serbe Jelena Karleusa krejt rastësisht.

Modelja shqiptare ndodhej në të njëjtin resort në Bodrum të Turqisë dhe kamera e artistes serbe e kapi rastësisht duke i zbuluar të dashurin që e mbante misterioz prej kohësh.

Kejvina nuk reagoi për lajmin që pushtoi median rozë por vendosi të “zhduket” nga Instagrami.

E tani pas disa javësh ajo ka bërë një rikthim me disa fotografi të realizuara nga pushimet.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra fansa, publikoi dy imazhe me bikini ngjyrë blu në të cilat ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore.

Erdha unë” ishte mbishkrimi që bjondja ka lënë në fotografitë e hedhura.