Marrëdhënia e krijuar mes Keisit dhe Kristit në “Big Brother VIP” është komentuar jo pak nga audienca nëpër rrjetet sociale.
Dyshja gati nisën një romancë me njëri tjetrin, ndërsa Keisi ishte në dijeni se Kristi kishte lënë vetëm një njohje jashtë.
Mirëpo, tashmë që është jashtë shtëpisë Keisi foli për ndjesitë e saj pasi u vu në dijeni se lidhja e Kristit ishte diçka më serioze.
Ajo tha se u ndje shumë keq teksa shtoi se kjo është një tradhti nga ana e Kristit.
Keisi gjithashtu tregoi se ai i kishte kërkuar të priste flokët të shkurtër si Zaza, gjë që këngëtarja e kuptoi arsyen vetëm kur doli nga shtëpia.