Vendimi i Oltës për tu larguar nga shtëpia e Big Brother Vip ishte surpriza e spektaklit të së shtunës.
Aktorja tha se dëshira e saj për të takuar të birin ishte më e madhe se sa fitorja e BBV.
Për rrjedhojë Olta la lojën dhe mënjeherë pas daljes hodhi poshtë akuzat për krisjen e marrdhënies me motrën e saj, Gerta Gixharin.
Familjarët e Oltës kanë publikuar në rrjetet sociale kur dy motrata takohen bashkë pas tre muajsh, duke u përqafuar me mall.
Nga shtëpia e BBV u eleminua dhe Antoneta pas një nominimi përballë Qetsorit dhe Keisit.
Gjithashtu programit iu ri-bashkuan 4 konkurrentët: Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi.