Kur Mozzik publikoi këngën “Të Dua”, dedikuar vajzës së tij, Hanës – jo pak njerëz filluan të aludojnë se ish-partnerja e tij, Loredana, nuk e ka lejuar reperin ta shohë vajzën.
Të tjerë madje diskutuan edhe për tradhti.
Sigurisht, Loredana i mohoi të gjithë zërat përmes një “Pyetje & Përgjigje” në Instagram.
Mozzik, nga ana tjetër, deklaroi se kjo këngë është hera e fundit që ai flet publikisht për të bijën. Rrjedhimisht, gjasat janë që këngëtari nuk do të prononcohet më as për lidhjen e tij me Loredanën.
Sidoqoftë, për të gjithë ata që nisen vetëm nga një këngë për të thënë se “Loredana e ka tradhtuar Mozzik” apo “ajo nuk e lejon të shohë vajzën”, le të kujtojmë një tjetër këngë të Mozzik, “Madame”.
Kënga është qartazi një dedikim për Loredanën, e cila është edhe protagoniste në klip.
“M’ke nxon me tradhti, ma ke fal përsëri”, thotë Mozzik gjatë këngës. Megjithatë, atëherë askush nuk u kujtua që ta kryqëzonte reperin bazuar nga një tekst kënge.
Në një moment tjetër Mozzik thotë “i ke përtypur të gjitha, vetëm për dashurinë”. Përsëri, atëherë askush nuk iu kundërvu Mozzik.
Thënë këto, ndoshta askush nuk ka tradhtuar askënd (këtë nuk e dimë, ndaj s’mund ta themi). Prandaj, le të mos kryqëzojmë asnjë dhe të mos dalim në përfundime (mbase të gabuara) për histori që nuk i dimë (plotësisht).
Burimi: /Anabel