Prej disa javësh në mediat rozë, u përfol se këngëtari Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rreze Qerreti. Gjithçka nisi pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshin të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.
Mirëpo, duket se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi këngëtari ka treguar se janë bashkë. Arti ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaqet me partneren dhe ka konfirmuar se janë bashkë.
“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/Cg4uMIMDbc7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9d4d47d3-df01-4f5d-a6ce-17a0ddf76a7b
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave. Madje disa prej tyre e konsideruan si ribashkimin e tyre.