Me një foto të publikuar në rrjet social “Instagram”, Rudina Magjistari i kanë bërë të gjithë të dyshojnë se ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.
Gjatë pushimeve, ajo ka postuar disa foto dhe ka shkruar:
“Selfies. Kur te pelqejne te gjitha. “Ata ishin 4”. Nese kjo fjali ju thote diçka, atehere jeni ne profilin e duhur”.
Ky lajm mori dhenë, por menjëherë Rudina zgjodhi që t’i përgënjeshtronte.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto të një lajmi që është bërë viral, duke sqaruar të vërtetën
“Po ç’janë këto lajme mi aman”, ka shkruar Rudina dhe ka hedhur menjëherë poshtë dyshimet e shtatzënisë.