Disa javë më parë, burime për “Revista Who” konfirmuan se çifti i njohur, Getinjo dhe Vivien do bëhen prindër për herë të parë.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe reagimi i Vivien, e cila e mohoi diçka të tillë (siç bëri Einxheli, por që dihet si përfundoi).
Mirëpo mes gjithë zhurmës, së fundmi janë ngritur dyshimet se Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Dyshja kanë vendosur të fshijnë të gjitha fotot që kishin bashkë në rrjetet sociale. Madje, ata as nuk ndiqen më.
Në një kohë kur mediat sociale janë tregues i raporteve njerëzore në jetën reale, duket se këto veprime na lënë të kuptojmë se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre, e cila lindi në “Big Brother VIP Kosova”.