U tha se ai mes Megit dhe Lorit ishte kercimi i pare mes vajzash, Aulona Musta thumbon TCH

Mbremjen e djeshme ne “Dancing with the stars” u performua nje kercim mes Megi Pojanit dhe balerines Lori Bala, kercim qe u cilesua si dicka qe nuk ka ndodhur me pare ne kete format.

Mirepo i menjehershem ishte reagimi i gazetares Aulona Musta, e cila thumboi me stil Top Channel.

Ajo rikujtoi kercimin e saj me balerinen Isida Mollaymeri gjate sezonit te fundit te DWTS ne Vizion Plus me ane te postimeve ne InstaStory, ku shkroi:

“@isidamollaymeri te ka marre malli per nje kercim me mua?
Nami u be atehere per kete koreografi dhe çiftezim por kur dy shigjetare shpirtlira behen bashke, s’ka gje qe i ndalon”

Me pas Aulona ka taguar Megin ne nje prej postimeve, tek i eshte drejtuar:

“Ky ishte kercimi im i preferuar i mbremjes sot, por e para kam qene vete @megipojani more vesh, apo jo?”