Fjorela Peto u largua nga Për’puthen pasi gjeti dashurinë jashtë programit. Ajo është në një marrëdhënie me një biznesmen që jeton jashtë shtetit, saktësisht në Belgjikë dhe që quhet Ani Brakaj.
Pak kohë më parë, ju vumë në dijeni se ajo është në pritje të ëmbël dhe kjo u dallua nga fotot me barkun e rrumbullakosur.
https://www.instagram.com/p/CRo1UnyDzq1/?utm_medium=copy_link
Por, vetëm para dy javësh çifti zbuloi gjininë e fëmijës dhe së shpejti ata do të bekohen me një vajzë, madje kanë zgjedhur dhe emrin e saj, Evita.
Sipas burimeve, procesi i marrjes së lejes së qëndrimit në Bruksel po ecën mirë për Fjorelën pas celebrimit me partnerin e saj dhe në fund të tetorit do të shpërngulet përfundimisht atje.