Ne puntaten e djeshme te “Perputhen on Tour, u transmetuan audicionet ne qytetin e Beratit, ku nje nga vajzat konkuruese ishte ajo qe ra me shume ne sy per shkak te “rremujes” qe krijoi ne skene.
Te njejten rremuje, vajza e quajtur Xhesi, e krijonte edhe ne sezonin e trete te “Hell’s Kitchen”, pasi ka qene edhe atje konkurente, ku u vu re per temperamentin dhe tonet e saj te larta.
Gjate audicionit u kuptua se ajo ka konkuruar shume here ne Per’puthen, por ka qene Olsa ajo qe e ka refuzuar gjithmone, pasi nga kembengulja e madhe e Xhesit per te qene pjese e emisionit, sipas Olses, vjen vetem nga mania per famen dhe asgje tjeter. Qellimi i saj nuk eshte aspak dashuria.
Xhesi u shpreh se kishte pelqim per ish konkurentin, Atdhe Xharavina dhe pas nje bashkebisedimi me kete te fundit, qe nuk shkoi aspak mire, Xhesi shkon t’a puthe Atdheun ne qafe, dhe duhet thene se ishte nje puthje mjaft e gjate, megjithese Atdheu tentoi t’a shmangte puthjen ne fillim.
Nuk e dime nese Olsa do te vendose t’a marre me ne fund Xhesin si pjese te Perputhen pasi ktheu permbys gjithe skenen.