“U shit si mik i familjes dhe doli tjetër”- Robert Aliaj reagon pasi Lorenci konfirmoi lidhjen me Keisin

Robert Aliaj ka folur së fundmi në lidhje me situatat e krijuara në Big Brother Vip 2, dhë për deklaratën e Lorencit se ka qenë i lidhur më Keisin.

Roberti tha se reagimi i Kristit ishte shumë qytetar pas gjithë atyre çfarë i bënë pas kurrizit.

“Ata të dy që ­ça nuk bënë pas kurrizit, dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi nuk tregoi asnjë ndjesi në lidhje me Keisin, ai tregoi që është shumë i sjellshëm  dhe elegant.

Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka pasur një presion shumë të madh, dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ke të drejtë.

U shit për mik i familjes dhe doli komplet tjetër. U fut për destabilizim”, tha Roberti në “Shqipëria Live”.

Lorenc Hasrama konfirmoi lajmet se kohë më parë ka qenë në një lidhje me Keisi Mejdinin. Ai tregoi se lidhja mes tyre zgjati jo më shumë se një muaj, pa dhënë më shumë detaje sa i përket ndarjes.