Nuk quhet festë e Halloween-it nëse në club-et e natës apo në rrugë, nuk shihni vajza me kostume seksi të veshura si infermiere, djallushe, apo në uniformë shkolle.
Padyshim që edhe VIP-at tanë e të huaj janë pjesë e këtij trendi dhe shpesh bëhen inspirim për njerëzit.
Megjithatë edhe pse Halloween është një organizim ku njerëzit duhet të maskohen si personazhe të frikshme, kemi parë shpesh që vajzat më shumë se sa të frikshme vishen tejet provokuese.
E duket se lidhur me këtë, producenti Elgit Doda ka vendosur të ‘thumbojë’ disa nga personazhet e njohur që janë veshur kështu, ku me anë të një Instastory ka shkruar:
“Me pak fjalë vazhdon e ngatërrohet festa Halloween me Karnavalet”.
Çfarë ndodh në rastet kur bëhen frymëzim për njëra- tjetrën?
Një gjë e tillë ka ndodhur me Antonela Berishën dhe dy motrat Istrefi.
Teksa ditën e djeshme, Nora dhe Era kanë treguar ‘look-un’ e tyre për Halloween ku u shfaqën të veshura me ‘body’ duke pozuar për revistën e ‘PlayBoy’, edhe Antonela ka ndarë ‘look-un’ e saj që duket shumë i ngjashëm me atë të vajzave, ku ndryshon vetëm ngjyra e veshjes.