Diten e djeshme, Mevlani dhe Aristela na surprizuan te gjitheve ku nepermjet nje fotoje te postuar ne instagram, u shfaqen shume te afert ne shtrat, teksa Mevlani e kishte mbeshtetur koken ne preherin e Aristeles.
Pas publikimit te kesaj fotoje, dyshimet se mes tyre ka dicka me teper filluan te shtohen akoma dhe me shume. Por keto dyshime nuk jane te reja per ish konkurrentet e ‘Perputhen’, pasi jane perfolur shpesh per mundesine se ata te dy mund te jene te lidhur bashke.
Reagimet kane qene te shumta, por atyre qe nuk ju ka pelqyer aspak kjo foto jane pikerisht fanset e Ledjanes.
Ato kane bere thirrje që të gjithë të bllokojnë dhe raportojnë llogarinë e Aristelës në Instagram. Sipas tyre ajo nuk mund të zërë vendin e Ledjanës në jetën e Mevlanit dhe shkruajnë se nuk duhej të kishte qëndruar asnjë ditë në “Për’puthen”.
Këtë deklaratë e ka vënë re edhe Ledjana, që ju ka kërkuar me lutje fansave që të mos ofendojnë askënd. Ajo shprehet se nuk ka armiqësi me asnjë njeri, sepse të gjithë janë të lirë të lidhen dhe të shoqërohen me kë të duan.
Përmes këtij mesazhi ajo tregon edhe njëherë se i ka dhënë fund një herë e mirë marrëdhënies me Mevlanin.
“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkruan Ledjana.