Diten e sotme neper rrjetet sociale qarkulloi nje foto e Antonela Berishes me nje mashkull, i cili nuk eshte i njohur per publikun.
Kjo foto erdhi pas deklaratave te bujshme te ish konkurrentes, e cila u shpreh se e do burrin ‘boss’ dhe jo pa leke.
Kudo u komentua se mashkulli ne foto mund te ishte partneri i Antoneles, mirepo pak minuta me pare ajo i ka hedhur poshte te gjitha aludimet.
Me ane te nje postimi ne InstaStory, krah fotos se bere publike, ajo shkruan:
“Kush nuk ma ka dergu. Njerez nuk keni kap bossin e vertet ne foto. Keshtu qe relaksohuni!”, u shpreh Antonela duke pranuar se ne fakt qenka nje “boss” ne jeten e saj.