U rrëzua teksa po ndizte qirinj në Kishën e Laçit, ndërron jetë besimtarja

Nisja e pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout u përgjak këtë të marte, teksa një besimtare u rrëzua dhe humbi jeten gjatë ritualit fetar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 11:00, pranë shpellës së “Shën Vlashit”.

Gruaja rreth 70-vjeçe ende e paidentifikuar ka qenë duke ndezur qirinj dhe është rrëzuar, duke marrë fraktura në disa pjesë të trupit.

Ajo u morr me urgjencë nga ambulanca e Laçit, por humbi jetën gjatë transportit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në lidhje me rastin policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kisha e Shna Ndout vizitotohet nga mijëra pelegrinj përgjatë 13 të martave deri me 13 qershor, ndërsa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuae dhjetëra forca policie të Lezhës dhe Kurbinit.

Burimi: /Shqiptarja.com