U raportua e zhdukur nga tërmeti, reagon për herë të parë aktorja e njohur turke, Cansu Dere

Thuajse 1 muaj më parë, dy tërmete të fuqishëm të shoqëruar edhe nga disa pasgoditje të rënda, goditën Turqinë dhe Sirinë duke lënë me mijëra viktima dhe shumë dëme materiale.

Mes personave që gjendeshin në rrënoja dyshohej se ishte edhe aktorja shumë e njohur turke, Cansu Dere, e njohur ndryshe si “Ejshani” i Ezel-it.

Aktorja 42-vjecare jetonte në zonën e prekur nga tërmeti dhe fakti që ajo prej shumë ditësh nuk ishte aktive as në rrjetet sociale dhe në intervista, si të gjithë kolegët e saj, shtyu njerëzit të mendojnë se Dere mund të kishte qenë viktimë e lëkundjeve vdekjeprurëse.

Edhe pse gazetarët e showbiz-it konfirmuan se ajo ishte mirë dhe në fakt ishte parë duke ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, sërish fansat e saj mbetën të shqetësuar.

Megjithatë, së fundmi ka qenë vetë aktorja që i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve, duke kontaktuar me mediat dhe duke deklaruar se është mirë dhe kishte vendosur vetë të qëndronte e tërhequr nga vëmendja publike.

“Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura”- u shpreh Cansu për “CNN Turk”