Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një modele 20-vjeçare është qëlluar me armë zjarri në fytyrë, duke gjetur vdekjen.
Viktima e identifikuar si Raila Sales Ferreira kaloi 5 ditë në spital në luftë me jetën por fatkeqësisht ka vdekur ditën e djeshme.
Mediat lokale raportojnë se modelja është qëlluar pasi hipi në një taksi që e kishte porositur në një aplikacion online, pas përfundimit të një feste ku ishte prezente .
Ambulanca mbërriti menjëherë tek ajo, edhe pse plagët ishin të tmerrshme, modelja ishte ende gjallë.
Raila u vendos në kujdes intensiv për pesë ditë, ndërsa ditën e djeshmë mësohet se ajo humbi jetën.
Policia po heton për zbulimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit