Historia e rrëfyer nga Luizi ku pretendonte të kishte një sëmundje të pashërueshme ishte ajo ajo çka shkaktoi afeksionin e madh të publikut ndaj tij.
Kjo ngjarje e cila ishte më e përfolura në këtë edicion të “Big Brother VIP” u rikthye edhe një herë mbrëmjen e djeshme në “Fan Club”.
Pjesë e panelit ishte edhe Kiara Tito, e cila u pyet sërish për këtë histori të thënë nga Luizi.
Asokohe Kiara ishte një prej banoreve e cila vendosi të distancohej nga këngëtari pas gënjeshtrës së tij, mirëpo tashmë që ajo e mbështet për çdo gjë, ka ndryshuar mendim edhe për këtë temë.
Ajo u shpreh se, sipas saj, kjo nuk është tema për të cilën duhet të fokusohen, duke qenë se Luizi ka dhënë shumë në shtëpi, duke e konsideruar rrugëtimin e tij “One Man Show”.
“Unë nuk e kuptoj pse po fokusohemi kaq shumë te sëmundja, kur që nga dita e parë Luizi ka dhënë shumë në atë shtëpi dhe që nga dita e parë ka rënë në sy. Ai ka bërë gjithçka për mirë për lojën e tij dhe i ka shërbyer për mirë. Nëse do ta përkufizoja me një fjalë lojën që Luizi ka bërë atyre brenda është ‘One Man Show'”.