Sot në puntatën e Për’puthen është dhënë takimi midis vajzës 20-vjeçare, Anës dhe djalit Igli. Gjatë takimit u përmendën konkurrentë të tjerë, të cilët u irrituan.
Ana tha se reagimi i disa vajzave aty duket sikur ato ‘nuk kanë parë burrë me sy’ nga mënyra se si kanë qenë nëpër takime dhe ajo që u prek ishte Mikela.
Mikela i tha se ajo nuk ka respekt, nuk ka interes për asnjë nga djemtë dhe u ndje e prekur nga fjalët e Anës.
Më pas studio u hodh duke e akuzuar Anën se është biseksuale dhe se pëlqen vajzat dhe djemtë, ndërsa vajza i ka hedhur poshtë ato.
“Nuk jam lezbike, nuk dua të dal me Mikelën, pëlqej meshkujt, vdes për meshkujt”, tha Ana.
Gjithë debati nisi pas puthjes së famshme të shkëmbyer me Mikelën në studio, e cila sipas tyre ishte miqësore.