Artisti japonez i mangas Kazuki Takahashi — më i njohur si krijuesi i “Yu-Gi-Oh!” — vdiq duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit nga mbytja, pohojnë dëshmitarët.
Sipas njerëzve në vendngjarje, Kazuki u zhyt në një lumë me shpresën për të sjellë një grua dhe vajzën e saj 11-vjeçare në breg më 4 korrik.
Majori Robert Bourgeau, një oficer 49-vjeçar i ushtrisë amerikane dhe instruktor i zhytjes, gjithashtu mori masa.
Bourgeau arriti të shpëtojë vajzën 11-vjeçare dhe nënën. Ai vazhdoi duke e quajtur Takahashin një “hero”… duke thënë: “Ai vdiq duke u përpjekur të shpëtonte dikë tjetër”.