Moderatorja e njohur italiane Mara Venier ka rrëfyer për herë të parë një periudhë të vështirë të jetës së saj. Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera” ka folur për veten e saj dhe dhunën ndaj grave.
“Kisha një ish-partner të dhunshëm. Shumë i dhunshëm. Më rrahu. Ai shkoi deri aty sa u përpoq të më vriste. Më priti me thikë poshtë shtëpisë…”, rrëfeu ajo.
Venieri nuk ka folur kurrë kaq hollësisht për këtë histori të trishtë: ” Pagova një çmim shumë të lartë . Ai njeri iku dhe unë, në fund, ia fala”, tha fytyra e Rait, e cili më pas shtoi:
” Ai ishte një njeri që nuk e pranoi fundin e historisë sonë. Ai tha se akoma më donte. Por kjo nuk është dashuri. Ata janë burra që ndjejnë se zotërojnë trupin dhe shpirtin tënd. Dhe ata të shkatërrojnë .”
Në atë kohë, Mara tregon se ishte e dashuruar, nuk i shihte mirë gjërat dhe prirej të justifikonte sjelljen e këtij njeriu. Më pas në fund mori guximin për ta denoncuar. Venieri kështu ajo u bën thirrje të gjitha grave që gjenden në të njëjtën situatë si ajo, të mos tolerojnë as një shuplakë, por të shkojnë menjëherë të raportojnë.
“Dhuna e meshkujve nuk shprehet vetëm me goditje dhe thikë, por përmes një procesi denigrimi dhe nënshtrimi. Të bëjnë të ndihesh një hiç. Një lodër në duart e tyre. Kam ndjerë frikë. Frika nga dhuna fizike dhe frika për të bërë denoncim, por unë isha e dashuruar dhe kur dashuron nuk do të shohësh. Dashuria te shtyn te justifikosh thuajse gjithçka. Ishte një gabim i rëndë. Në fund u detyrova ta denoncoj. Unë shkova me dy karabinierë, por fillimisht duhej ta kisha ndalur spiralen. Për një kohë të gjatë diçka e pazgjidhur mbeti brenda meje: dobësi, zemërim, paaftësi për të reaguar… Fatkeqësisht ne femrat jemi të tilla”, thotë prezantuesja,
Sipas saj ajo që i shtyn gratë të heshtin, të mos raportojnë dhe t’i nënshtrohen është “sindroma e Kryqit të Kuq”. Siç e shpjegon Venier është dëshira për të shpëtuar partnerin nga instinkti i tij i dhunshëm dhe shpresa për t’ia dalë mbanë.