Dy dite me pare, ne rrjetet sociale qarkulloi nje video skandaloze nga nje emision kosovar i quajtur “It’s my Home”, ku shihej nje prej konkurrenteve duke ushtruar dhune ndaj nje femre.
Ajo ka qenë duke debatuar kur më pas është goditur me shapkë nga një banor i shtëpisë.
Pas kesaj, reagime te shumta erdhen nga publiku ku shprehnin neverine dhe nivelin e ulet qe po shfaqet brenda asaj shtepie. Madje, u kerkua dhe nderhyrja e menjehershme e Policise.
Nuk vonoi dhe reagimi i Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë, që pas dhunës së treguar, ka nisur monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve në këtë emision.
Pas kësaj, ata vendosen që ta ndalojnë transmetimin e këtij reality show në “First Channel”, në televizion.
Lajmin e beri te ditur pronari i televizionit, Valon Maloku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa kembengul se programi vazhdon në Youtube, deri në një vendim tjetër:
“Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” nderprehet menjehere ne transmetimin televiziv.
It’s my home” vazhdon te transmetohet ne kanalin tone ne youtube 24 ore me 7, deri ne nje vendim tjeter.”
Mirepo, dicka e papritur ka ndodhur se fundmi. Një zyrtar policor ka pohuar se u sulmua nga një konkurrente e reality showt të quajtur “It’s my home”, e cila u përjashtua mbrëmë.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Teuta Llumnica, e cila tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën ndalim policor.
Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike.
Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores.
Produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë dhe kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj. Por nuk mbaroi me kaq.
Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta prangosin, por e pësuan këta të fundit.
Dhuna kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.
Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në spital.
Në anën tjetër, pasi janë kryer procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.