Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova prej kohësh është përfolur për një lidhje me Loredanën.
Edhe pse kanë qenë thjesht spekulime, postimi i fundit i futbollistit për ditëlindjen e reperes ka ndezur edhe njëherë dyshimet e rrjetit.
Ai ka publikuar në Instagram një kolazh me foto të papublikuara më parë të tyre.
Krah fotove ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruaja më gangster që njoh”, duke e shoqëruar me këngën ‘King Lori’.”
Në një nga fotot e publikuara ata shihen bashkë në makinë, ndërsa në një tjetër kapur prej krahu, e madje Loredana ka shprehur mështetjen pët të duke veshur fanellën e tij të sportit.