Eshte e kuptueshme se konkurentet e Perputhen kane patur shume fitime monetare kjo vetem fale pjesmarrjes ne programin dating, duke filluar qe nga giveaway-t e shumte apo edhe reklamat te cilat ata i benin ne profilet e tyre ne Instagram ku tashme numerojne me mijera ndjekes.
Shume fjale kane qarkulluar per shifren qe konkurentet e Perputhen kerkonin kundrejt reklamave ku nje prej tyre ishte edhe Sindi. Ajo u perfol se kerkonte €1000 per nje reklame, shifer kjo e frikshme vetem per nje reklame.
Diten e djeshme Sindi ishte e ftuar ne emisionin “Abc e pasdites” ku iu drejtuan shume pyetje lidhur me djemte, por edhe per fitimet nga reklamat.
Ajo vete e preku temen e thashethemit te €1000 ku e mohoi duke thene se kurrsesi nuk eshte e vertete, megjithate kishte edhe konkurente ne Perputhen qe kerkonin shifra te medha.
