Ne puntaten prezantuese te Hysenit, u vu re nje nervozizem i madh nga ana e Alvises, por edhe nga konkurrentet e tjere te cilet u shprehen se Hyseni nuk duhej te ishte bere fare pjese e programit.
Nje prej te pakteve qe i doli krah Hysenit, per te mos thene i vetmi, ishte Arjan Konomi, i cili e justifikoi duke thene se Hyseni kishte aplikuar para se te vihej ne dijeni per pjesmarrjen e Alvises ne program.
Pervecse Alvisa u shpreh se Hyseni me Arjanin jane miq, ka patur gjithashtu aludime te shumta se ata jane njohur para fillimit te ketij edicioni, madje per shkak te disa fotove te postuara nga te dy protagonistet, u dyshua se ata kane qene me pushime se bashku ne ishullin grek.
Edhe Arjani edhe Hyseni kishin postuar foto ne te njejtin restorant, me te njejtin person dhe ne te njejten date.
Nga ana e Arjanit nuk pati asnje reagim, ndersa Hyseni postoi nje foto me te cilen i hodhi poshte dyshimet.
Ai tregoi se ne fakt fotoja e tij eshte bere ne date 16, pavarsisht se ai e ka postuar ne daten 17, ashtu sikurse Arjan Konomi, gjithashtu edhe veshje e Nusretit nuk eshte e njejte.