Pas ndarjes nga Andi, Jasmina kishte pranuar se ka filluar një lidhje të re.
Por, para disa ditësh ndjekësit e Jasminës nisën të dyshonin se ajo ishte ndarë nga partneri i saj i ri. Ajo postoi para disa ditësh në rrjete sociale një video të saj, në të cilën dukej vetëm në shtrat dhe fjalët që shkroi i bëri ndjekësit të dyshonin se ishte ndarë.
“Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”, shkroi ajo në status, fjalë të cilat dukeshin se ishin si një sulm për ish-të dashurin e saj.
Por këto aludime nuk paskan qenë të vërteta. Ajo ka bërë sot në Instagram lojën e famshme “Have you ever…?” (A e ke bërë ndonjëherë??) dhe dikush e ka pyetur se si qëndron e vërteta për ndarjen.
“A je ndarë nga i dashuri?“, e ka pyetur dikush.
“Jo”, është shprehur ajo duke treguar se vazhdon të jetë e lumtur në një marrëdhënie.
Lajmin për ldihjen e re, Jasmina e dha vetë gjatë kohës që ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”. Ajo pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
Edhe pse Jasmina nuk e zbuloi identitetin e djalit, stafi i Lokimagazine arriti te zbuloje cdogje rreth tij si dhe siguroi pamjet e para te djaloshit bukurosh qe i ka vjedhur zemren Jasmines. Zbuloni identitetin e djalit ketu.