U perfol se ishte ndare nga i dashuri, Jasmina sqaron te verteten

Pas ndarjes nga Andi, Jasmina kishte pranuar se ka filluar një lidhje të re.

Ajo sqaroi se gjatë pushimeve verore ka qenë me të dashurin dhe njerëz të tjerë, ndërsa theksoi se nuk do ta bëj publik partnerin dhe se në Instagram nuk do ta postojë kurrë.

Por, para disa ditësh ndjekësit e Jasminës nisën të dyshonin se ajo ishte ndarë nga partneri i saj i ri. Ajo postoi para disa ditësh në rrjete sociale një video të saj, në të cilën dukej vetëm në shtrat dhe fjalët që shkroi i bëri ndjekësit të dyshonin se ishte ndarë.

Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”, shkroi ajo në status, fjalë të cilat dukeshin se ishin si një sulm për ish-të dashurin e saj.

Por këto aludime nuk paskan qenë të vërteta. Ajo ka bërë sot në Instagram lojën e famshme “Have you ever…?” (A e ke bërë ndonjëherë??) dhe dikush e ka pyetur se si qëndron e vërteta për ndarjen.

A je ndarë nga i dashuri?“, e ka pyetur dikush.

“Jo”, është shprehur ajo duke treguar se vazhdon të jetë e lumtur në një marrëdhënie.

 

Lajmin për ldihjen e re, Jasmina e dha vetë gjatë kohës që ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”. Ajo pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Edhe pse Jasmina nuk e zbuloi identitetin e djalit, stafi i Lokimagazine arriti te zbuloje cdogje rreth tij si dhe siguroi pamjet e para te djaloshit bukurosh qe i ka vjedhur zemren Jasmines. Zbuloni identitetin e djalit ketu.