Dy ditet e fundit eshte perfolur shume per vendimin qe do te marre Ori Nebiaj sa i perket mandatit te deputetes pas terheqjes se Grida Dumes nga politika.
Dihet se Ori ishte kandidatja e dyte me e votuar pas Grides me 5599 vota e pas largimit te kesaj te fundit, te gjithe i kthyen syte nga Ori.
Diten e sotme u be e ditur nga burime per “Panorama” se Ori i kishte thene “po” mandatit te deputetes, duke mos ditur se cfare do te ndodhte me “Per’puthen”.
Mirepo, pak me pare moderatorja ka bere reagimin e pare me ane te nje shkrimi ne InstaStory.
Ajo u shpreh se ende nuk e ka marre nje vendim perfundimtar pasi eshte dicka qe do kohe.
“Komunikim i rendesishem!
(Kryesisht per mediat)
Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik.
Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”